Policia në Vushtrri arreston dy persona të kërkuar
Foto: Laura Hasani

Policia në Vushtrri arreston dy persona të kërkuar

Kronika November 07, 2026 - 13:54

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës, gjatë dy bastisjeve të realizuara në lokacione të ndryshme në Vushtrri, më 6 nëntor.

Sipas njoftimit të Policisë, pas përfundimit të procedurave policore, të dy personat u janë dorëzuar autoriteteve kompetente për vuajtjen e dënimeve të shqiptuara nga gjykata.

Njëri prej tyre është dënuar me tre vjet burgim, ndërsa tjetri me një vit e dy muaj burgim.