Mbetjet eshtërore në veri të Mitrovicës, Komisioni jep detaje
Kronika
October 28, 2026 - 13:22
Mbetje mortore me interes mjekoligjor janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë gërmimeve vlerësuese të realizuara në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut, në lokacionin e njohur si “Varrezat e besimtarëve myslimanë”.
Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, gërmimet janë realizuar më 27 tetor 2026, në kuadër të përpjekjeve për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Aktivitetet janë mbështetur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ndërsa në terren kanë qenë të angazhuara ekipet mjekoligjore të Institutit për Mjekësi Ligjore, duke përfshirë edhe ekspertët e EULEX-it.