E rrahu dhe e largoi nga shtëpia bashkëshorten, arrestohet vushtrriasi
Foto: Zëri / Ilustrim

E rrahu dhe e largoi nga shtëpia bashkëshorten, arrestohet vushtrriasi

Kronika October 27, 2026 - 10:44

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri, ku një burrë dyshohet se e ka rrahur dhe e ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 24 tetorit.

Policia po ashtu bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Dhunë në familje

Vushtrri, 24.10.2026 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri