Gruaja në Viti rrihet nga vëllai i saj dhe bashkëshorti, arrestohen të dy
Foto: Ilustrim

Gruaja në Viti rrihet nga vëllai i saj dhe bashkëshorti, arrestohen të dy

Kronika October 27, 2026 - 10:24

Një grua në Viti është rrahur nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:00, në Viti, raporton Zeri.info.

“Viti, 26.10.2026 – 19:00. Është raportuar se bashkëshorti dhe vëllai i viktimës kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri