Shoferit nga Shtimja i gjendet substancë e dyshuar narkotike në veturën e tij
Kronika
October 27, 2026 - 09:38
Në orët e para të së martës, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Shtime, gjatë zbatimit të planeve operative “Shtatori i Sigurt” kundër veprave penale që lidhen me narkotikët, ka ndaluar një automjet me targa të huaja në rrugën “De Rada” në Shtime.
Gjatë kontrollit të shoferit, me inicialet R.I., 20 vjeç në ulësen e shoferit është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, me peshë prej 3.15 gramësh.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
"Policia në Shtime mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, duke përfshirë ato që lidhen me narkotikët", thuhet në njoftim. /Zëri
