Policia heton tri raste vdekjesh në Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Policia heton tri raste vdekjesh në Kosovë

Kronika October 07, 2026 - 08:46

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton tri raste të vdekjes në Kosovë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rastet janë në Kamenicë, Shtime e Prizren.

Më poshtë jua sjellim secilin raport veç e veç:

Kamenicë, 06.10.2026 – 20:36. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore edhe mjeku kompetent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shtime, 06.10.2026, 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Prizren, NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rasti nën hetime.