Tre të arrestuar në Ferizaj, konfiskohen rreth 97 gramë kokainë, armë dhe para
Foto: Laura Hasani

Tre të arrestuar në Ferizaj, konfiskohen rreth 97 gramë kokainë, armë dhe para

Kronika September 26, 2026 - 08:50

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit të tyre dhe në vendbanimet e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike, para dhe një armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se të arrestuarit janë një shtetas i Kosovës dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

"Gjatë kontrollit janë konfiskuar 96.9 gramë kokainë, 0.6 gramë marihuanë, 1 mijë e 475 euro dhe një pistoletë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri