Sulmuan me thikë dy meshkuj, arrestohen dy të dyshuar
Kronika
September 23, 2026 - 09:36
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohen se kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy viktima meshkuj, po ashtu kosovarë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 22:00.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fushë-Kosovë / 21.09.2026 – 21:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri