Dogana e Kosovës ndalon tetë telefona të mençur në Aeroportin e Prishtinës
Kronika
September 18, 2026 - 17:23
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndaluar për kontroll një udhëtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili po hynte në territorin e Kosovës.
Sipas Doganës, pas kotrollit të bagazhit të udhëtarit janë gjetur tetë telefona të mençur, të cilët nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore. Vlera e përgjithshme e këtyre mallrave është rreth 15.000 euro.
“Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe rasti është proceduar për vazhdimin e procedurave doganore, përfshirë përcaktimin e statusit doganor dhe detyrimeve përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. /Zëri