Arrestohet një person në Novobërdë, dyshohet se dhunoi një femër

Arrestohet një person në Novobërdë, dyshohet se dhunoi një femër

Kronika September 18, 2026 - 10:07

Një person mashkull është arrestuar në Novobërdë nën dyshimin se ka dhunuar një femër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte), në orën 18:00.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore.

“Novobërdë / 17.09.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri