80-vjeçari nga Ferizaj humbi gjurmët në Tiranë, kërkohet ndihma e qytetarëve

80-vjeçari nga Ferizaj humbi gjurmët në Tiranë, kërkohet ndihma e qytetarëve

Kronika September 06, 2026 - 22:09

Një person rreth 80 vjeçar nga Ferizaj është raportuar i humbur.

Hamëz Ismajli, 80 vjeç, nga Kosova, është i zhdukur që nga data 17.08.2026 dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Sipas informacioneve ai është parë për herë të fundit në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, më 18.08.2026 ku kishte ardhur me një kompani nga Kosova. Dyshohet se ishte duke kërkuar një person nga Tirana dhe kishte pyetur qytetarë për këtë person.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.