Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë
Kronika
September 01, 2026 - 16:54
Dogana e Kosovës ka zbuluar 30 mijë euro të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë pas ndaljes së një veturë për kontroll.
Sipas njoftimit, njësitë antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një veturë, ku gjatë kontrollit janë gjetur 30 mijë euro, të cilat nuk ishin deklaruar te autoritetet doganore.
“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në shumën prej 30,000.00 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore", ka shkruar Dogana në njoftim.
Dogana ka rikujtuar se personat që hyjnë ose dalin nga Kosova me 10 mijë euro apo më shumë duhet ta deklarojnë me shkrim shumën dhe burimin e verifikueshëm të parave pranë zyrtarit doganor.