Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
Kronika
September 01, 2026 - 09:55
Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023.
“I pafajshëm”, u deklarua shkurt Nika, pasi paraprakisht u lexua aktakuza nga prokurori Armend Hamiti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Seanca po vazhdon me fjalën hyrëse nga palët në procedurë.
Rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Gazmend Bahtiri- kryetar, si dhe anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.