Tentoi të kontrabandonte rreth 700 copë fishekzjarrë për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Foto: Facebook

Tentoi të kontrabandonte rreth 700 copë fishekzjarrë për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

Kronika August 31, 2026 - 13:02

Një 36-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri 691 fishekzjarrë, me qëllim shitjen e tyre në Tiranë.

‘Gjatë kontrolleve në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 11 kuti me gjithsej 691 fishekzjarre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas Policisë, 36-vjeçari dyshohet se synonte t’i kontrabandonte në territorin shqiptar për t’i shitur më pas në Tiranë’, tha Policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., banues në Prishtinë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose kufizuara”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.