Vjedhje e rëndë në lokalin e një femre në Zveçan
Foto: Ilustrim

Vjedhje e rëndë në lokalin e një femre në Zveçan

Kronika August 31, 2026 - 09:49

Një femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e saj, ku kanë vjedhur para të gatshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 29 gusht në Zveçan.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ku ka urdhëruar tashmë fillimin e hetimeve.

“Zveçan / 29-30.08.2026 – 22:00-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e saj, prej ku kanë vjedhur para të gatshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raport. /Zëri