Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës

Kronika August 21, 2026 - 09:22

13 persona do të dalin para gjykatës në Sarandë këtë të premte, për t’u njohur me masat e sigurisë, pas vrasjes së bujshme të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Ksamil.

Mes personave të akuzuar, përpos autorit, janë edhe dy shtetas turq, të cilët e ndihmuan në përpjekjen e tij për t’u arratisur, kamarierë të lokalit dhe disa punonjës sigurie, raporton TvKlan, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka kryer kontrolle në tre qytete të vendit për kapjen e dy personave të tjerë, të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për pronarin e lokalit “Principotes” ku nisi sherri fizik dhe një 29-vjeçar i cili dyshohet si bashkëpunëtori kryesor në krim.