Nëna me dy fëmijët vdesin pas shpërthimit të bombolës së gazit, do të varrosen sot në Shkodër

Nëna me dy fëmijët vdesin pas shpërthimit të bombolës së gazit, do të varrosen sot në Shkodër

Kronika July 30, 2026 - 13:30

Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër, ku mbetën të vdekur një nënë 24-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të moshave tre dhe një vjeç.

Viktimat do të varrosen sot në varrezat e Domnit, në orën 15:00.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, familja ishte kthyer për të rinovuar një banesë, e cila ishte e pabanueshme.

Bashkëshorti i të ndjerës së bashku me vjehrrin e saj në momentin kritik kishin shkuar në dyqan në afërsi të vendit të ngjarjes.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi.