Aksion i gjerë në Prishtinë, inspektohen 65 autoparkingje dhe evidentohen shkelje të shumta
Kronika
July 30, 2026 - 09:44
Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet relevante të policisë, Administratën Tatimore dhe Prokurorinë e Shtetit kanë kryer një aksion inspektimi në 65 autoparkingje në rajonin e Prishtinës.
Bëhet e ditur se gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme e po ashtu edhe shmangie nga tatimi.
Aksioni u krye më 29.07.2026, rreth orës 09:00. /Zëri
Raporti i plotë:
Prishtinë, 29.07.2026 – 09:00. Njësitë policore të DHKEK-së në koordinim dhe bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 autoparkingje në rajonin e Prishtinës. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës.