Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi nënën dhe bashkëshorten
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi nënën dhe bashkëshorten

Kronika July 18, 2026 - 10:02

Një person është arrestuar të premten në Prishtinë për dhunë në familje.

Ai përmes telefonit ka kërcënuar nënën dhe bashkëshorten e tij.

“I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në pranin e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri