Ekstradohen dy persona, një palestinez dërgohet në Gjermani, një kosovar kthehet në Kosovë

Ekstradohen dy persona, një palestinez dërgohet në Gjermani, një kosovar kthehet në Kosovë

Kronika July 16, 2026 - 10:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë datave 15 dhe 16 korrik 2026 janë realizuar dy ekstradime në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ku një person është ekstraduar nga Kosova në Gjermani, ndërsa një tjetër nga Gjermania në Kosovë.

Sipas njoftimit, më 15 korrik është ekstraduar nga Kosova në Gjermani një shtetas palestinez, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane me urdhër-arrest ndërkombëtar. Ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në veprën penale të kontrabandës me emigrantë, transmeton Zeri.info.

Ndërkaq, më 16 korrik, nga Gjermania në Kosovë është ekstraduar një shtetas i Kosovës, i cili kërkohej nga autoritetet e drejtësisë në vend.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës bëri të ditur se të dy ekstradimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet kompetente të Gjermanisë./Zëri