Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat

Kronika July 12, 2026 - 14:56

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për rrahjen ndaj një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën “arrest me burg” për 19-vjeçaren Lionela Lamaj e dyshuar si e përfshirë në ngjarje.

Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër gjykata vendosi “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.

Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen e hetuar.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit./TCh