Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga INTERPOL-i
Foto: Laura Hasani

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga INTERPOL-i

Kronika July 09, 2026 - 16:24

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 09.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit të Kosovës dhe Suedisë, E.K., nga Kosova për në Suedi.

I dyshuarit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”.

Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre suedeze.