Pamje nga dëmet që u shkaktuan si pasojë e zjarrit në Fier
Kronika
July 05, 2026 - 17:16
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazë materiale në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit.
Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, zjarri tashmë është fikur.
Mirëpo, sipas tij, fillimisht kanë ndërhyrë vetë punonjësit e ujësjellësit për neutralizimin e tij, pasi shërbimet zjarrfikëse janë fokusuar te mbrojtja e banesave./A2Cnn

