Mrekulli në Vlorë: 19-vjeçari pëson arrest kardiak në det, ndërhyrja e shpejtë ia shpëton jetën
Kronika
July 05, 2026 - 15:07
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele pranë zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të humbasë jetën në det.
Sipas raportimeve të Euronews.al, i riu ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e ekipit mjekësor dhe të emergjencës në vendngjarje ka bërë të mundur rikthimin e tij në jetë.
Pas stabilizimit fillestar, 19-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim të specializuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.