Arrestohet në Han të Elezit një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës
Foto: Laura Hasani

Arrestohet në Han të Elezit një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Kronika June 18, 2026 - 20:10

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 18 qershor 2026, rreth orës 17:30, kur një patrullë e Stacionit Policor në Han të Elezit ka ndaluar një person gjatë një patrullimi në fshatin Paldenicë.

“Patrulla e policisë së stacionit policor në Han të Elezit, gjatë patrullimit në fshatin Paldenicë, ka ndaluar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës”, thuhet në njoftim.

I arrestuari me inicialet I.A. ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, për të cilën ishte i dënuar me 120 ditë burgim.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.