Humbi bashkëshorten në aksidentin në autostradë, kjo është gjendja e burrit të lënduar
Foto: Laura Hasani

Humbi bashkëshorten në aksidentin në autostradë, kjo është gjendja e burrit të lënduar

Kronika June 15, 2026 - 18:58

Një grua ka humbur jetën, ndërsa një burrë ka mbetur i lënduar rëndë në një vetaksident të ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë e lëndimeve të marra, burri është dërguar për trajtim në QKUK, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore është deklaruar shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, i cili tha për Klankosova.tv se pacienti tashmë është stabilizuar.

Pacienti që ju i referoheni është sjell për trajtim në Mjekimin intensiv, është stabilizuar gjendja e tij dhe sot është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Klinikën e Maksillofaciales”, ka deklaruar Uka.

Ndërkohë, ngjarja ka nxitur reagime të shumta, pasi dyshohet se vetaksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në atë pjesë të autostradë.