Në prag të Kurban Bajramit, burri në Kllokot kapet me dele pa dokumentacion
Kronika
May 26, 2026 - 09:48
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Kllokot, i cili dyshohet se bënte transportim ilegal të kafshëve.
Në prag të Kurban Bajramit, i dyshuari është zënë duke transportuar me traktorin e tij dele, për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Kllokot / 25.05.2026 – 10:50. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë duke transportuar me traktorin e tij dele për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, gjithashtu traktori dhe kafshët”, thuhet në raportin ditor.