Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për përgatitje të vrasjes së rëndë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj E.H. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Përgatitje të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri E.H. për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D., e cila kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021, në bashkëpunim me A.D (tashmë i akuzuar), kishte planifikuar vrasjen e të dëmtuarit, me motiv hakmarrjeje.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, kishte arritur marrëveshje me të akuzuarin A.L, në këmbimi të shumës së parave prej 100.000 eurosh, me qëllim që ky i fundit të angazhonte persona të tjerë për privimin nga jeta të të dëmtuarit M.D.
Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas arrestimit të të dyshuarit E.H. në Gjermani.