U arrestua për ngacmim ndaj 21-vjeçares, mjeku përfundon në spital
Kronika
May 13, 2026 - 12:37
Mjeku kirurg , Nikoll Nunka që u arrestua për ngacmim seksual nga një 21-vjeçare, mësohet se ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Sipas informacioneve, mjeku ka patur më herët probleme nga zemra dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit ku është dërguar në urgjencë për kontroll.
Pas vizitës, nga ekg-ja e zemrës ka rezultuar që ka probleme dhe kardiologu ka vendosur që Nunka të mbahet në spital i shtruar.
Kirurgu po mbahet në monitorim ndërsa do të shihet në vijim edhe për masën e sigurisë të caktuar për ditën e nesërme nëse do të zhvillohet në ambientet e spitalit.