Të shtëna me armë zjarri në Pejë, nuk raportohet për të lënduar
Kronika
May 06, 2026 - 00:44
Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:50 në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Rastin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë intervenuar menjëherë.
Sipas tij, aktualisht nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore. Nuk ka të lënduar, këto janë informatat fillestare”, ka thënë Rugova.
Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti. /Zëri