Spiunoi për BIA-n serbe, dënohet me gjashtë vjet burgim Jelena Gjukanoviq
Foto: Laura Hasani

Spiunoi për BIA-n serbe, dënohet me gjashtë vjet burgim Jelena Gjukanoviq

Kronika April 27, 2026 - 13:32

Ish-punëtorja e OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq, është dënuar me gjashtë vjet burgim për veprën penale “Spiunazh”.

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se ky dënim është i bazuar në Nenin 124, paragrafi 3 i Kodit Penal, si dhe të akuzuarës i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu Gjykatësi urdhëroi konfiskimin e pajisjeve telefonike.

“Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh, pasi palët të pranojnë vendimin e gjykatës me shkrim”, u theksua nga trupi gjykues.

Serbja Gjukanoviq ishte arrestuar më 28 shkurt të vitit 2025 në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës dhe që atëherë ndodhej në paraburgim. /Zëri