50 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit, 2101 tiketa të shqiptuara
Kronika
April 24, 2026 - 10:13
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit kanë ndodhur 50 aksidente, teksa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
16 aksidente trafiku kanë qenë me persona të lënduar, si dhe 36 aksidente me dëme materiale.
Kurse, në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2101 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave. /Zëri