Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Kronika
April 24, 2026 - 08:58
Në Polici është raportuar se një person nga Prizreni është gjetur pa shenja jete.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në Prizren, raporton Zeri.info.
“Prizren / 23.04.2026-NN. Është raportuar se një mashkull kosovar ka vdekur. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri