Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, i gjendet armë zjarri
Kronika
April 23, 2026 - 22:27
Një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, kanë ndaluar personin, i cili pas verifikimit ka rezultuar në kërkim ndërkombëtar, raporton Zeri.info.
"Gjatë kontrollit të kryer nga policia, tek i dyshuari është gjetur edhe një armë zjarri. Në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me rastin", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri