Zbulohet laborator i madh i drogës në Pejë
Kronika
April 18, 2026 - 11:09
Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikëve.
Bëhet e ditur se përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve.
Në vendin e ngjarjes janë Njësiti Antidrogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante, bashkë me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Sipas informacioneve, pritet të ketë arrestime. /klankosova