Ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona
Foto: Laura Hasani

Ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona

Kronika April 15, 2026 - 15:07

Katër persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it janë ekstraduar në Kosovë.

Dy nga të kërkuarit janë ekstraduar nga Shqipëria, ndërsa një tjetër nga Hungaria e një tjetër nga Mali i Zi.

Më datë 14.04.2026 është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi kosovar me inicialet Q.I., pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim të proceduarave të tjera ligjore.

Ndërsa sot, më datë 15.04.2026, janë ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë dy shtetas të Shqipërisë, R.B., dhe G. H., pasi kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë, pas ekstradimit të dyshuarit u janë dorëzuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, për vazhdim të proceduarave tjera ligjore.

Po sot më datën 15.04.2026, është realizuar ekstradimi nga Mali i Zi për në Kosovë, i shtetasit kosovar I.A., i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë, pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësitit përkatës rajoni i Mitrovicës për vazhdim me proceduarat tjera ligjore.