Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për dhunë në familje
Kronika
April 06, 2026 - 12:40
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Ngjarja ka ndodhur në Pejë, gjatë kohës kur polici ishte jashtë detyrës së tij zyrtare, shkruan Zeri.info.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes, duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij.
Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftim. /Zëri