Aksident i rëndë trafiku në rrugën Veternik - Fushë-Kosovë [video]

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Veternik - Fushë-Kosovë [video]

Kronika April 06, 2026 - 12:19

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në autostradë, në aksin Veternik - Fushë-Kosovë.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitë policore, ndërsa nga pamjet shihet se dy automjetet e përfshira kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të fundit, rruga është hapur pjesërisht për qarkullim, megjithatë në këtë segment vazhdojnë të krijohen kolona të gjata të automjeteve.

“Zëri” ka dërguar pyetje në drejtim të Policisë për të mësuar informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

Indeksonline ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes: