Arrestohet një person në Obiliq, sulmoi fizikisht gjyqtarin e një ndeshjeje futbolli
Kronika
April 06, 2026 - 09:03
Një person është arrestuar të dielën rreth orës 13:30 në Obiliq, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të një ndeshjeje futbolli.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Lëndim i lehtë trupor
Obiliq, 05.04.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në shenjë pakënaqësie në një ndeshje futbolli kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes viktimën M/K. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.