Arrestohet në Fushë-Kosovë i dyshuari për kanosje, shantazh dhe shpërndarje të materialeve të ndaluara

Arrestohet në Fushë-Kosovë i dyshuari për kanosje, shantazh dhe shpërndarje të materialeve të ndaluara

Kronika March 27, 2026 - 08:46

Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të kanosjes, shantazhit, si dhe posedimit dhe shpërndarjes së materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se këto vepra i ka kryer ndaj një viktime femër, po ashtu shtetase e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Zëri