Plagosja e zyrtarit të IPK-së në Prishtinë, i dyshuari ende në kërkim
Mbrëmjen e së hënën njësitet policore i janë përgjigjur një rasti për të shtëna me armë zjarri dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një person, i cili ishte i plagosur.
Në raportin ditor të Policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar, që ndodhet në kërkim policor.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
“Rr. ‘Jakov Xoxa’, Prishtinë / 23.03.2026 – 20:45. Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti për të shtëna me armë zjarri dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën mashkull kosovar, i cili ishte i plagosur. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar, i cili ndodhet në kërkim policor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.