Arrestohen tre të dyshuar në Suharekë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje
Kronika
March 24, 2026 - 09:44
Policia ka arrestuar tre të dyshuar për “Blerje, posedim dhe shitje të substancave narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje” në Suharekë.
Aksioni është realizuar me hetime disamujore, teksa arrestimet kanë ndodhur në fshatin Gjinoc.
“Gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara janë gjetur dhe konfiskuar: sasi e substancës e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 3 armë zjarri, 1 pushkë gjuetie, fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin ditor të Policisë.