Kapen në flagrancë duke konsumuar drogë, arrestohen tre persona në Prishtinë
Kronika
March 24, 2026 - 09:31
Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se posedonin armë dhe narkotikë.
Sipas Policisë, që të tre janë kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike dhe të njëjtëve u është konfiskuar droga.
“Pas pranimit të informatës njësiti policor ka vërejtur personin e dyshuar, i cili me vete kishte një armë me 25 fishekë. Brenda në shtëpi janë takuar tre persona, një mashkull dhe dy femra, kosovarë, të cilët janë hasur duke përdorur substanca narkotike. Lidhur me rastin është konfiskuar rreth 1.9 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë. Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.