Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura
Foto: Laura Hasani

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Kronika March 23, 2026 - 09:06

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac ka vdekur si pasojë e plagëve të rënda.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht njëra nga të plagosurat ka vdekur në orën 03:00 të mëngjesit”, tha Qyqalla për “Zërin”.

Viktima, e identifikuar si M.G., kishte pësuar lëndime të rënda, kryesisht në pjesën e kokës, dhe po trajtohej në gjendje kritike në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.