Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Bokshiq të Klinës

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Bokshiq të Klinës

Kronika March 22, 2026 - 17:23

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Rasti ka të bëj me vrasjen e djeshme në Bokshiq të Klinës, ku dyshohet se vëllai ka vrarë vëllain, transmeton Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet gjatë ditës së sotme, në orët e pasdites. /Zëri