Kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin, arrestohet prishtinasi i dyshuar
Kronika
March 20, 2026 - 08:46
Një rast i kërcënimit është raportuar në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, një i dyshuar ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe djalin e tij.
Policia thotë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
KANOSJE
Prishtinë 18.03.2026 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte kanosur ish bashkëshorten e tij si dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri