Vdes motoçiklisti që u aksidentua në Vranidoll të Prishtinës [video]

Vdes motoçiklisti që u aksidentua në Vranidoll të Prishtinës [video]

Kronika March 18, 2026 - 09:21

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Podujevë - Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 ku ka qenë e përfshirë një motoçikletë.

“Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka treguar Ahmeti, duke shtuar se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal. /Zëri