Ushtruan dhunë ndaj njëri-tjetrit, arrestohen nënë e bir në Prishtinë
Kronika
March 18, 2026 - 08:36
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të martën, në orën 14:30.
“Në stacion policor janë shoqëruar dy të dyshuarit, nëna me djalin e mitur, për shkak se në shtëpi kishin ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.