Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjakovë
Kronika
March 16, 2026 - 09:24
Mëngjesi i së hënës nisi me një lajm tragjik në Gjakovë, ku një person është vrarë dhe një person tjetër është plagosur.
Deri më tani dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishte viktima me të dyshuarin, që është pronar i një lokali, raporton Zeri.info.
Prokuroria e Gjakovës është deklaruar dhe ka thënë që i dyshuari është ende në arrati.
Po ashtu Ilir Hasanaj, shef i emergjencës së spitalit “Isa Grezda”, ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurit.
Ai i ka thënë për “TV Syri Vision” se gjendja e tij është stabile dhe po merr trajtim mjekësor. /Zëri