Prokuroria deklarohet për vrasjen në Gjakovë
Kronika
March 16, 2026 - 09:15
Një person është vrarë dhe një person tjetër është plagosur në orët e para të ditës së sotme në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Gjakovës, përmes zëdhënësit Drin Domi.
Domi për Klankosova deklaroi se i dyshuari është identifikuar edhe gjendet në arrati.
“Është iniciuar rast për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi ai.